Blend Bytyqi është fizioterapist i diplomuar dhe themelues i klinikës Active Physiotherapy, një nga qendrat më moderne dhe të besuara për trajtimin e dhimbjes dhe rikuperimin funksional në Prishtinë.
Karrierën e tij e ka nisur në vitin 2019, fillimisht si fizioterapist vullnetar në Bears Rugby Football Club, ku ka fituar përvojë të drejtpërdrejtë me lëndime sportive dhe rikuperime intensive. Që atëherë, ka ndihmuar mijëra pacientë të çlirohen nga dhimbja, të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të rimarrin kontrollin mbi trupin e tyre.
Trajnimet e ndjekura nga Blend Bytyqi përfshijnë disa nga metodat më të avancuara të trajtimit, si FDM (Fascial Distortion Model), Mulligan Concept, Dry Needling, Manipulime Osteopatike dhe Brain Coach Performance (BCP),Neurodynamic Solutions,ai ka një qasje që përditësohet vazhdimisht me kërkime shkencore dhe mbështetet nga rrjete ndërkombëtare të shkollave profesionale në Europë. Në klinikën që ai drejton, bashkë me stafin profesional, aplikohet edhe metoda më e avancuar për trajtimin e skoliozës – metoda Schroth – e njohur për efektivitetin e saj në rikthimin e ekuilibrit dhe funksionit trupor tek pacientët me skoliozë .
Ai është i njohur për vendimmarrje klinike të mbështetur fuqishëm në evidencë shkencore, duke ndërtuar për çdo pacient një qasje të strukturuar, të argumentuar dhe të personalizuar deri në detaj.
Blend Bytyqi nuk ofron thjesht terapi për dhimbjen — ai sjell një transformim të plotë në mënyrën se si pacientët kuptojnë, përballen dhe menaxhojnë shëndetin e tyre fizik. Qasja e tij shkon përtej trajtimit simptomatik, duke u fokusuar në identifikimin e shkaqeve rrënjësore dhe ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm funksional për secilin pacient. Si autor i librit “Më i fortë se dhimbja”, Blend Bytyqi ka ndarë me publikun një guidë praktike dhe të bazuar në përvojë klinike, e cila u vjen në ndihmë atyre që vuajnë nga dhimbje kronike apo akute.
Aktiviteti i tij profesional nuk kufizohet vetëm brenda ambienteve të klinikës. Blend Bytyqi është një figurë aktive edhe në platformat digjitale si Instagram, TikTok dhe LinkedIn, ku ofron këshilla të rregullta mbi posturën, ushtrimet terapeutike dhe rikuperimin funksional. Këto kanale shërbejnë si urë lidhëse për mijëra ndjekës që kërkojnë edukim të saktë dhe të qasshëm mbi shëndetin muskuloskeletor.
Përkushtimi i tij profesional është vlerësuar edhe nga mediat më të mëdha në vend, duke përfshirë Telegrafi, Klan Kosova, ATV dhe RTV21, ku Blend Bytyqi ka ndarë ekspertizën e tij mbi temat më të ndjeshme që lidhen me dhimbjen, shëndetin fizik dhe trajtimet moderne. Në vitin 2023, u përzgjodh si fizioterapist zyrtar i Big Brother VIP Kosova, duke demonstruar nivel të lartë profesionalizmi dhe besimi publik para një audience të gjerë televizive dhe digjitale.
Vizioni që qëndron pas Active Physiotherapy është i qartë: të ofrojë një formë moderne të fizioterapisë, e cila nuk ndalet në lehtësimin afatshkurtër të dhimbjes, por synon zgjidhje reale, afatgjata dhe të personalizuara për çdo pacient. Çdo person që hyn në klinikë trajtohet me përkushtim maksimal, me vëmendje ndaj detajeve klinike, me komunikim të hapur dhe mbi të gjitha — me qëllimin për të ndihmuar në rikthimin e funksionit, forcës dhe vetëbesimit.
Fizioterapia është trajtimi që mund t'u jepet pacientëve për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve, shërimin dhe rehabilitimin e lëndimeve,gjendjeve të ndryshme mjekësore dhe kirurgjikale.
Ne në Active Physiotherapy do ta trajtojmë pacientin duke përdorur teknika praktike(manuale apo *hands on*). Përveç trajtimit manual të përfshirë, fizioterapistët mund të japin gjithashtu këshilla se si të ndryshoni stilin tuaj të jetesës që mund të zvogëlojë mundësinë e dhimbjeve të mëtejshme muskulare dhe problemeve të kyçeve, si dhe t'ju ofrojnë ushtrime për t'u kujdesur për gjendjet kronike.
Megjithatë, fizioterapia do të prezantojë teknika masazhi nëse është një trajtim i përshtatshëm për të ndihmuar në rikuperimin e pacientit megjithatë është më shumë se një masazh sepse marrim parasysh shumë sisteme dhe pjesë të trupit(si nervat, arteriet, venat, ligamentet, muskujt, fascia, organet, sistemi limfatik etj). Trajtimet mund të variojnë nga terapi manuale e cila lëviz nyjet, mobilizimi i indeve të buta deri në akupunkturë,ushtrime dhe shumë të tjera metoda dhe modele të terapisë fizikale mjeksore.
Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e kushteve shëndetësore me të cilat mund të ndihmojë fizioterapia, shumë nga këto kushte janë në lidhje me kockat dhe nyjet, nervat dhe indet e buta.Active Physiotherapy është e specializuar në asistencën e sëmundjeve të tilla rreth dhimbjes si: artriti; lëndime sportive,rikuperimi pas operacionit,dhimbje në shpinë dhe qafë,dëmtimet ligamentoze,kokëdhimbja,tendinopatitë etj.
Këshillohet që pacientët të veshin veshje të rehatshme dhe të lirshme. Mbani në mend se një fizioterapist do të duhet të vlerësojë vizualisht një pacient në lidhje me qëndrimin dhe lëvizjen, dhe ndoshta do të duhet të lëvizë zona të ndryshme të trupit, kështu që këto zona do të duhet të jenë të dukshme dhe të vlerësueshme. Për më tepër, kur trajtimet përfshijnë manipulim dhe masazh, vendi i lëndimit do të duhet të ekspozohet.
Takimi fillestar do të përfshijë një ekzaminim të plotë dhe do të zgjasë 30 minuta.
Shumica e seancave terapeutike vijuese mund të zgjasin për 45-60minuta por mund të shkojë deri në 90 minuta.
Nëse një pacient i referohet vetë një fizioterapisti dhe do të paguajë vetë për trajtimin e tij, një vizitë te mjeku specialist nuk është e nevojshme.
Nëse një pacient ka sigurim mjekësor privat, ai mund të ketë nevojë të marrë një referim nga mjeku specialist në përputhje me kërkesat e kompanisë së sigurimit.
çdo pacient do të pajiset me kupon fiskal ose faturë dhe raport mjekësor.
Një fizioterapist i mirë është i trajnuar për të ekzaminuar klinikisht, kështu që një përgjigje e shkurtër është jo, por një fizioterapist mund t'ju sugjerojë të shihni një mjek specialist nëse keni flamurë të kuq ose sëmundja është jashtë fushëveprimit të fizioterapisë.
Pacientët janë të mirëpritur të sjellin me vete një mik/pjesëtar të familjes si shoqërues gjatë trajtimit. Ka disa raste kur një shoqërues është i detyrueshëm, si për shembull me një pacient me aftësi të kufizuara ose me një fëmijë.
Ne kemi një recepcion të mirë, por gjithashtu kemi hapësirë shtesë për mysafirët brenda dhomave tona të trajtimit.
Numri i seancave të trajtimeve do të ndryshojë në varësi të problemit dhe individit. Ju mund të keni nevojë vetëm për disa vizita ose mund të keni nevojë për javë ose muaj kujdes. Pas një vlerësimi të plotë, fizioterapisti do të diskutojë planin e tyre të trajtimit për procesin e rehabilitimit.
Synimi ynë është t'ju pavarsojmë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurtë.
Për shkak se trajtimi mund të marrë pak kohë, është e rëndësishme të caktoni një takim dhe të përpiqeni të vini në kohë për seancën tuaj
Jo domosdoshmërisht. Është më e rëndësishme të modifikoni seancat e stërvitjes, punës dhe palestrës sesa të ndaloni fare. Megjithëse, varet nga lloji i dëmtimit që keni,fizioterapeuti do t'ju tregojë se çfarë është e përshtatshme dhe çfarë jo.
Fizioterapia mund të ketë lehtësim shumë të shpejtë të dhimbjes në fazat e hershme të trajtimit për shumë probleme, megjithatë shkalla në të cilën fizioterapia zvogëlon dhimbjen varet gjithashtu nga lëndimi.Dhimbja shpesh fillon të ulet edhe pas vetëm një seance, por çuditërisht për dhimbjet kronike që kanë qenë një problem për shumë muaj/vite, mund të duhet më shumë kohë për të funksionuar,është e rëndësishme të kuptoni procesin e shërimit, por gjithashtu fizioterapisti do të përpiqet të rregullojë problemin rrënjësor që shkakton dhimbjen tuaj dhe kjo mund të marrë pak më shumë kohë.
Ndjehuni të lirë të na kontakoni përmes formave të ndryshme të kontaktit të cilat mund ti gjeni më poshtë.
Prishtinë, Rruga Bajram Kelmendi nr.248