Blend Bytyqi është fizioterapist i diplomuar, i cili ka punuar që nga viti 2019 si fizioterapist, prej të cilëve 7 muaj si vullnetar në Bears Rugby Football Club.
Ai ka ndjekur trajnime të ndryshme si FDM, Mulligan, Dry Needling, Osteopatic Manipulations dhe Brain Coach Performance (BCP). Si një asistent kërkimor në LifestylediagnostiX, puna e tij fokusohet në ekzaminimin e plotë me vendime klinike të bazuara në shkencë, për qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për klientët e tij.
Fizioterapia është trajtimi që mund t'u jepet pacientëve për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve, shërimin dhe rehabilitimin e lëndimeve,gjendjeve të ndryshme mjekësore dhe kirurgjikale.
Ne në Active Physiotherapy do ta trajtojmë pacientin duke përdorur teknika praktike(manuale apo *hands on*). Përveç trajtimit manual të përfshirë, fizioterapistët mund të japin gjithashtu këshilla se si të ndryshoni stilin tuaj të jetesës që mund të zvogëlojë mundësinë e dhimbjeve të mëtejshme muskulare dhe problemeve të kyçeve, si dhe t'ju ofrojnë ushtrime për t'u kujdesur për gjendjet kronike.
Megjithatë, fizioterapia do të prezantojë teknika masazhi nëse është një trajtim i përshtatshëm për të ndihmuar në rikuperimin e pacientit megjithatë është më shumë se një masazh sepse marrim parasysh shumë sisteme dhe pjesë të trupit(si nervat, arteriet, venat, ligamentet, muskujt, fascia, organet, sistemi limfatik etj). Trajtimet mund të variojnë nga terapi manuale e cila lëviz nyjet, mobilizimi i indeve të buta deri në akupunkturë,ushtrime dhe shumë të tjera metoda dhe modele të terapisë fizikale mjeksore.
Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e kushteve shëndetësore me të cilat mund të ndihmojë fizioterapia, shumë nga këto kushte janë në lidhje me kockat dhe nyjet, nervat dhe indet e buta.Active Physiotherapy është e specializuar në asistencën e sëmundjeve të tilla rreth dhimbjes si: artriti; lëndime sportive,rikuperimi pas operacionit,dhimbje në shpinë dhe qafë,dëmtimet ligamentoze,kokëdhimbja,tendinopatitë etj.
Këshillohet që pacientët të veshin veshje të rehatshme dhe të lirshme. Mbani në mend se një fizioterapist do të duhet të vlerësojë vizualisht një pacient në lidhje me qëndrimin dhe lëvizjen, dhe ndoshta do të duhet të lëvizë zona të ndryshme të trupit, kështu që këto zona do të duhet të jenë të dukshme dhe të vlerësueshme. Për më tepër, kur trajtimet përfshijnë manipulim dhe masazh, vendi i lëndimit do të duhet të ekspozohet.
Takimi fillestar do të përfshijë një ekzaminim të plotë dhe do të zgjasë 30 minuta.
Shumica e seancave terapeutike vijuese mund të zgjasin për 45-60minuta por mund të shkojë deri në 90 minuta.
Nëse një pacient i referohet vetë një fizioterapisti dhe do të paguajë vetë për trajtimin e tij, një vizitë te mjeku specialist nuk është e nevojshme.
Nëse një pacient ka sigurim mjekësor privat, ai mund të ketë nevojë të marrë një referim nga mjeku specialist në përputhje me kërkesat e kompanisë së sigurimit.
çdo pacient do të pajiset me kupon fiskal ose faturë dhe raport mjekësor.
Një fizioterapist i mirë është i trajnuar për të ekzaminuar klinikisht, kështu që një përgjigje e shkurtër është jo, por një fizioterapist mund t'ju sugjerojë të shihni një mjek specialist nëse keni flamurë të kuq ose sëmundja është jashtë fushëveprimit të fizioterapisë.
Pacientët janë të mirëpritur të sjellin me vete një mik/pjesëtar të familjes si shoqërues gjatë trajtimit. Ka disa raste kur një shoqërues është i detyrueshëm, si për shembull me një pacient me aftësi të kufizuara ose me një fëmijë.
Ne kemi një recepcion të mirë, por gjithashtu kemi hapësirë shtesë për mysafirët brenda dhomave tona të trajtimit.
Numri i seancave të trajtimeve do të ndryshojë në varësi të problemit dhe individit. Ju mund të keni nevojë vetëm për disa vizita ose mund të keni nevojë për javë ose muaj kujdes. Pas një vlerësimi të plotë, fizioterapisti do të diskutojë planin e tyre të trajtimit për procesin e rehabilitimit.
Synimi ynë është t'ju pavarsojmë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurtë.
Për shkak se trajtimi mund të marrë pak kohë, është e rëndësishme të caktoni një takim dhe të përpiqeni të vini në kohë për seancën tuaj
Jo domosdoshmërisht. Është më e rëndësishme të modifikoni seancat e stërvitjes, punës dhe palestrës sesa të ndaloni fare. Megjithëse, varet nga lloji i dëmtimit që keni,fizioterapeuti do t'ju tregojë se çfarë është e përshtatshme dhe çfarë jo.
Fizioterapia mund të ketë lehtësim shumë të shpejtë të dhimbjes në fazat e hershme të trajtimit për shumë probleme, megjithatë shkalla në të cilën fizioterapia zvogëlon dhimbjen varet gjithashtu nga lëndimi.Dhimbja shpesh fillon të ulet edhe pas vetëm një seance, por çuditërisht për dhimbjet kronike që kanë qenë një problem për shumë muaj/vite, mund të duhet më shumë kohë për të funksionuar,është e rëndësishme të kuptoni procesin e shërimit, por gjithashtu fizioterapisti do të përpiqet të rregullojë problemin rrënjësor që shkakton dhimbjen tuaj dhe kjo mund të marrë pak më shumë kohë.
Ndjehuni të lirë të na kontakoni përmes formave të ndryshme të kontaktit të cilat mund ti gjeni më poshtë.
Prishtinë, Rruga Bajram Kelmendi nr.248
+383 45 570 220
+383 45 570 220